Mjekët, sms për të lajmëruar se po vdes

31/01/2012 16:50

Mjekëve në Britani u është kërkuar të ndërpresin praktikën e komunikimit të lajmit të sëmundjeve terminale në telefon, pasi një numër gjithmonë e më i madh ankesash ishin bërë kundër mungesës totale të taktit, në dhënien e një lajmi të tillë të tmerrshëm për çdo pacient.

Më parë, një fondacion zbuloi se një numër gjithmonë e më i madh mjekësh shmangnin përgjegjësinë për t’i thënë një të sëmuri se është në muajt e fundit të jetës, duke ia dhënë lajmin nëpërmjet telefonit apo mesazheve.

Të përballur me rezultatet e ankesave të grumbulluar nga fondacioni, drejtuesit e spitaleve pranuan se një praktikë e tillë është tërësisht abuzive.

Martin Ledwick, shefi i shërbimit të infermierisë për të sëmurët terminalë, u shpesh në një gazetë britanike si tërësisht i shokuar nga mësimi i këtij lajmi.  

”Për shumë njerëz, lajmi se janë në prag të vdekjes në telefon do të ishte tronditës dhe shumë prej tyre mund të jenë pa miq ose të afërm, për t’i qëndruar pranë në atë moment”, tha Ledwick.

”Në shumicën e rasteve, është pa dyshim jashtëzakonisht e papërshtatshme që lajmi të komunikohet në këtë mënyrë. Më parë, ka qenë e zakonshme që një pacient me një sëmundje të pashërueshme thirrej në spital me preteksin e analizave të mëtejshme dhe atje i komunikohej vendimi”.

Top Channel