Korçë, fluks pacientësh në sanatorium

31/01/2012 00:00

Sanatoriumi i Korçës është pushtuar nga pacientët, të cilët kanë probleme me mushkërite.

Te ndikuar edhe nga i ftohti polar i muajit te fundit prane ketij sanatoriumi ka patur një shtim të ndjeshëm të rasteve përsa u përket vizitave, të cilat arrijnë edhe 30 raste në dite, por edhe shtrimit të personave, të cilët kanëe paraqitur probleme me mushkerite.

Me kritike situata eshte paraqitur per rastet e astmatikeve, te cilet ne kete periudhe kane patur nje dyfishim. Ne kushtet e te ftohtit te acarte tek keta paciente ka pasur edhe nje agravim te gjendjes shendetesore pasi sipas mjekeve ata jane teper te ndjeshem ndaj temperaturave te ulta, gje e cila u shkakton edhe kriza.

Aktualisht ne sanatoriumin e Korces jane te shtruar 45 persona me semundje te mushkerive, ku me te shumta jane rastet e te moshuarve, tek te cilet gjendja shendetesore paraqitet me e rende dhe kerkohet nje vezhgim mjekesor i vazhdueshem. Pergjate dy javeve te fundit ka pasur nje fluks te personave, te cilet jane drejtuar per vizita dhe kurim prane ketij spitali.

Top Channel