Kur themi Belgjikë shumëkujt i shkon mendja tek çokollatat, prodhimet e famshme në të gjithë botën, me shije nga më të ndryshmet, që zor se mund t’u rezistosh.

Por tundimi i çokollatës mund të rezultojë fatal…ndonjëherë, dhe të përfundosh para gjykatës, siç është rasti i një 29-vjeçari në Belgjikë.

Historia e pazakontë e tij e ka vënë në qendër të mediave vendase. 29-vjeçari ka përfunduar para gjykatës pasi është kapur jo një, as dy, por plot 26 herë duke vjedhur çokollata në një supermarket.

E veçanta në këtë histori është se nuk kemi të bëjmë me ndonjë lypës apo të pastrehë që nuk ishte në gjendje të paguante çokollatat, por me një person të “shëndoshë ekonomikisht” i cili pranoi para gjykatës se kishte vjedhur, plot 26 herë në supermarket.

Gjykata mori në shqyrtim “dosjen” e tij dhe sipas mediave belge, pritet të dënojë “hajdutin e çokollatave” me një gjobë sa 10 fishi i dëmit që i ka shkaktuar supermarketit nga vjedhja e ëmbëlsirave.

Top Channel