Diabeti, 366 milionë të prekur në botë

31/01/2012 00:00

Janë 366 milionë personat e prekur nga diabeti në mbarë botën në vitin
2011, por sipas parashikimeve, shifra do të arrijë pikun prej 552
milionë në vitin 2030.

Kështu shkruajnë revistat mjekësore, sipas të cilave në vitet e ardhshme do të kemi një “epidemi” globale që do të përfshijë në masë të gjerë edhe të rinjtë.

Sipas burimeve, nga kjo kategori do të jenë kryesisht ata nën moshën 14 vjec, që janë prekur nga diabeti rinor i tipit “1” dhe që aktualisht janë mbi 480 mijë.

Top Channel