Historia e tyre ka pak që ka nisur. Gëzimi ishte 17 vjeç dhe Enxhi 14 vjeç kur u njohën. E tyrja nisi siç nis çdo lidhje pasioni midis të rinjsh.

“Dikur punoja në një servis këtu në Ndroq dhe e shikoja shpesh kur dilte në dyqan me gjyshin. Një ditë e ruajta dhe e takova vetëm. Më hyri në zemër direkt, thashë do të patjetër e imja dhe e asnjërit tjetër”, tregoi Gëzimi.

Enxhi, vetëm 14 vjeç, nuk hezitoi t’u përgjigjej ndjenjave të djaloshit, një i ri që befas ngacmonte ëndrrat e saj. “Isha 14 vjeç kur u njoha, e dashuroja. Ai foli me prindërit, unë me mamin tim dhe familjet ranë dakord. Më lumturoi shumë martesa, jam shumë e gëzuar”, rrëfeu e mitura.

Pa asnjë lloj hezitimi mes tyre, pasionin e madh për njëri-tjetrin çiftoi nxitoi ta kurorëzonte në martesë. Për Fatbardhin, babain e Gëzimit, kjo kërkesë e guximshme e të birit e shtangu.

“Kur e morëm vesh nga djali që na tha që njihte një vajzë, pasi e pyeta e kujt ishte, pata një hezitim vetëm nga mosha. Por, djali këmbënguli dhe më tha: Babi e dua. I thashë mirë, nëse e ke vendosur vazhdo”.

Megjithë dyshimet për moshën, familjet e dhanë aprovimin për bashkimin në martesë të çiftit, i cili u ngut ta kurorëzojë lidhjen pa asnjë lloj ceremonie.

“U lumturova kur e mora vesh se më tha djali. Isha në punë dhe kur erdha nga puna e gjeta nusen në shtepi. U befasova se ishte e vogël, por u gëzova shumë”, tregoi nëna e Gëzimit.

Mund të duket si lojë ndjenjash të rinjsh, por për Gëzimin dhe Enxhin, lidhja e tyre qëndron shumë fort, aq fort sa kufiri i moshës nuk mund të bëhej barrierë për bashkimin e tyre.

Top Channel