Indi, kortezh rekord “baby-Gandhi”

30/01/2012 17:05

Një kortezh me 485 fëmijë të veshur si Mahatma Gandhi ka parakaluar në rrugët e Kolkatës, ish-Kalkuta, duke hyrë kështu në rekordet Guinnes.

Me pelenën karateristike të bardhë të hedhur krahëve, syzet rrumbullake dhe bastunin e bambusë, “baby-Mahatma”  kanë kujtuar një parakalim të famshëm indian.

Iniciativa ishte organizuar me rastin e 64-vjetorit të vdekjes së apostullit të paqes. Rekordi i mëparshëm i takonte një grupi prej 255 studentësh.

Ndërkohë, familja e ushtarakut që arrestoi vrasësin e liderit të madh më 30 janar 1948 jeton në mjerim në një qytezë të rajonit Himakal Pradesh.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Ians”, sipas të cilës fëmijët e rreshterit Dev Raj Singh Thakur kanë kërkuar më kot një vend pune si shpërblim për heroizmin e babait të tyre.

Ky i fundit bllokoi ekstremistin e së djathtës Nathuram Godse vetëm pak sekonda pas vrasjes. Duke u përzjerë mes turmës, vrasësi i qëlloi apostullit të paqes në momentin kur ky kishte dalë në lulishte për lutjen e mbrëmjes.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA