Gara e të “fortëve”

30/01/2012 12:30

Një garë ekstreme mes baltës, flakëve dhe një itinerari shumë të vështirë. “Tough Guy Challenge” është prova e vërtetë për burra “të fortë”.

Gara është zhvilluar të dielën në Perton (Angli) dhe me qindra konkurrentë nga 20 vende të botës vrapuan në një pistë ku pengesat konsistojnë në flakë, notimin në pellgje dhe kalimin përmes tuneleve të rrezikshme.

Ky event është zhvilluar për herë të parë në vitin 1986 dhe konsiderohet si gara më e lodhshme në botë.

Cdo garues duhe të firmosë një kontratë ku heq përgjegjësinë nga organizatorët në rast vdekjeje gjatë përshkimit të itinerarit.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA