Fotografitë më të “rrezikshme†në botë
30/01/2012 17:15
Shumë personave do t’u binte të fikët vetëm nga ideja, por në fakt, një fotograf i guximshëm realizoi pasionin e jetës së tij, duke u ngjitur në disa prej ndërtesave më të larta në Kanada, për të fotografuar buzë tyre se si dukeshin rrugët poshtë.
Në shumë raste, 27-vjeçari Tom Ryaboi u var përgjysmë nga qiejgërvishtës me lartësi 300-400 metra nga toka apo iu desh të ecte në struktura të dala vendosura në majën e ndërtesave, pa asnjë masë sigurie.
Ndonëse guximi ishte prej të çmendurish, Ryaboi realizoi objektivin e tij dhe publikoi disa foto me të vërtetë të rralla në disa gazeta vendase.
Top Channel