Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës

28/01/2012 16:50

Në muzeun “Victoria and Albert” në Londër u ekspozua një pëlhurë gjigante e ndërtuar e gjitha nga rrjeta e “Merimangës së Artë”, lloj merimange që ka si habitat natyral ishullin e Madagaskarit në Oqeanin Indian.

Pëlhura është produkt i një projekti 7-vjecar të stilistit Nicholas Godley dhe historianit britanik, Simon Peers, të cilët për vite me radhë kanë jetuar në Madagaskar.

Ideja për mbledhur rrjetën e “Merimangës së Artë”, i lindi Godley-t vite më parë. Gjatë një vizite në zyrën e mikut të tij Peers, Godley pa “mjete me pamje të pazakonshme”, dhe kur e pyeti mikun e tij se cfarë ishin, ai iu përgjigj se bëhej fjalë për një mjet që shfrytëzohej për kapjen e “Merimangave të Arta”.

Kaq mjaftoi që Godley të niste punën për projektin e tij duke punësuar më shumë se 80 persona në Madagaskar me detyrën për të kapur merimangat, vendosjen e tyre në vendin e caktuar ku “prodhonin” rrjetën e artë, e më pas rikthimin e tyre nëpër habitatet natyrale. I gjithë ky proces zgjati plot shtatë vite, koha që u desh për të grumbulluar sasinë e nevojshme të rrjetës nga “Merimanga e Artë” dhe ajo që u përftua, pas përpunimit, është një pëlhurë me ngjyrë të artë natyrale.

Pëlhura do të qendrojë për disa kohë e ekspozuar në muzeun britanik për të gjithë kureshtarët.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA