Facebook, rriten ethet para hyrjes në bursë

28/01/2012 12:55

Rriten ethet për zbarkimin në bursë të Facebook. Sipas disa lajmeve të pakonfirmuara të “Wall Street Journal”, kompania do të paraqesë dokumentat për regjistrim javën e ardhshme, ndoshta të mërkurën.

Rrjeti social synon të mbledhë 10 miliardë dollarë, për një vlerësim nga 75 deri në 100 miliardë dollarë, thënë ndryshe pothuajse sa McDonald’s dhe sa gjysma e Google.

Instituti bankar “Morgan Stanley është pranë zgjedhjes si nënshkruesi kryesor i operacionit, duke mundur rivalët e “Goldman Sachs”, njofton më tej “WSJ”.

Por ndërkohë për Facebook ka dalë një problem tjetër, FBI-ja, që do të vërë nën kontroll të gjitha rrjetet sociale.

Byroja Federale e Hetimeve ka vendosur të ngrejë disa ndërmarrje që të ngrenë një sistem monitorimi të vazhdueshëm mbi rrjetet në fjalë.

Lajmin këtë herë e bën të ditur revista “New Scientist”, që citon një dokument të publikuar më 19 janar dhe që tregon se FBI-ja kërkon të përdorë informacionet që publikohen në rrjet për t’iu përgjigjur krizave dhe kërcënimeve të ndryshme, e madje edhe t’i parashikojë ato.

Sipas revistës së njohur, Byroja ka shpallur edhe disa tendera për kompani që janë të interesuara për operacionet në fjalë, me afat deri më 10 shkurt.

Top Channel