Rikrijohen fushat magnetike të universit

26/01/2012 00:00

Fushat magnetike që ekzistonin në fillesat e universit janë rikrijuar në laborator nga një grup studiuesish.

Rezultati, i publikuar në revistën “Nature”, është koordinuar nga profesori italian Gianluca Gregori, që punon në universitetin britanik të Oksfordit.

Simulimi, i bërë i mundur falë rrezeve lazer shumë të ndritshme, tregon se fushat e para magnetike në kozmos mund të jenë formuar vetëvetiu, ashtu sic sugjerojnë disa teori shkencore.

Top Channel