Modelja e bukur, elegante dhe… shtatzënë

25/01/2012 12:15

Gjatë javës së modës në San Paolo, modelja Alessandra Ambrosio, shtatzënë prej katër muajsh, ka sfiluar në pasarelë me koleksionin e Colcci.

Top-modelja pret fëmijën e saj të dytë, por kjo gjë nuk e ka penguar aspak të ecë me taka.

Ambrosio është një nga modelet më të famshme të Victoria’s Secret.

“Kur mësova se isha shtatzënë mendova se nuk do të sfiloja dot më. Në nëntor kisha një sfilatë për Victoria’s Secret dhe nuk i tregova askujt se prisja një fëmijë sepse nuk doja ta humbisja atë sfilatë”, është shprehur Ambrosio për ‘US Weekly’.

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA