Obama, intervistë në You Tube

24/01/2012 00:00

Barack Obama intervistohet në You Tube. Nga dita e sotme abonentët mund
t’i dërgojnë pyetje presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas sqarimeve të Google në blogun e tij, më 30 janar presidenti do t’u përgjigjet pyetjeve të aplikuara në faqen popullore të internetit.

Pyetjet në fjalë do të seleksionohen dhe do t’i paraqiten presidentit më të fuqishëm të botës në një intervistë në live stream.

Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë mund të paraqesin pyetje, në formë videoje apo teksti, duke vizituar adresën youtube.com/whitehouse.

Top Channel