Muzika, përhapet formati dixhital

24/01/2012 00:00

Muzika dixhitale është në ekspansion të vazhdueshëm në nivel botëror,
por ende jo aq sa duhet për të parandaluar një rënie vjetore të tregut
të muzikës.

Në vitin 2011 formati në fjalë regjistroi një rritje me 8 për qind dhe arkëtoi 5.2 miliardë dollarë, ndërsa pozita globale që ai zë në tregun e muzikës është 32 për qind.

Kështu thotë Digital Music Report, raporti i prezantuar nga International Federation of Phonograpic Industry.

I njëjti burim thekson se në nivel botëror po rritet gjithashtu pirateria, një abonent në katër që hyn në internet shkarkon material muzikor në mënyrë ilegale.

Top Channel