BE, të drejtë për t’u harruar

24/01/2012 00:00

Komisioni Evropian kërkon të sanksionojë të drejtën për t’u harruar nga
rrjetet sociale të internetit. Përdoruesve të web-it do t’u duhet të
kërkojnë fshirjen e të dhënave përkatëse nga arkivat elektronikë.

Mjaft me jetët e shkatërruara nga “post”-et ose nga fotot e publikuara në rrjetet sociale si Facebook, Twitter apo Myspace.

Në këtë mënyrë kërkohet rishikimi i direktivës evropiane për mbrojtjen e të dhënave, e ndryshuar në vitin 1995, dhe që të mërkurën do t’i paraqitet komisioneres Viviane Reding.

Top Channel