Bizneset ne Gjirokastër, 2011 vit i vështirë

23/01/2012 00:00

Rreth 40 biznese e zhvillojnë aktivitetin e tyre në komunën Lunxhëri në
Gjirokastër. Lunxhëria një prej zonave më të pasura në aktivitete duket
se po jeton nje periudhë të vështirë.

Gjatë vitit të kaluar sipas nënkryetarit të komunës Kostandin Binjaku u mbyllën disa biznese prodhuese ndërsa edhe ato që funksionojnë ende po përjetojnë ditë të vështira. Vendosja e kasave fiskale gjatë vitit të kaluar nuk është shoqëruar me trasparencë të deklarimit të xhiros prej bizneseve të zonës për shkak të të ardhurave minimale.

Madje sipas Binjakut në disa raste kasat nuk janë vënë në funksion fare. Madje ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike kanë dëmtuar disa prej tyre.
 
Vetë përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme bëjnë me dije se viti që lamë pas ishte më i varfëri i gjithë dekadës, ku xhiroja mesatare ditore shkon në 2000 – 3000 lekë.

Komuna Lunxhëri ka më shumë se 1/3 e popullsisë në emigracion. Të ardhurat e pakta të emigrantëve u reflektuan edhe në ecurinë e dobët të bizneseve në zone.

Top Channel