Hiti i Obama-s më i klikuari në internet

21/01/2012 11:25

Presidenti amerikan, Barack Obama vendosi të nisë me këngë fushatën e tij elektorale për rizgjedhjen në këtë post për një tjetër mandat.

Presidenti zgjodhi vargjet e këngës “Let’s Stay Together” të Al Green” gjatë një takimi me mbështetësit e tij. Pasi i përshëndeti të pranishmit, Obama nisi të këndojë “I’m…so in love with you…”, menjëherë më pas, duke iu drejtuar një pjese të pranishmëve tha: “ata djemtë aty nuk besonin se do ta bëja këtë”.

“Performanca” e shefit të Shtëpisë së Bardhë elektrizoi sallën dhe brohoritjet në mbështetje të tij. Por përvec këtij efekti, video që tregon Obama-n duke kënduar, po bën xhiron në internet dhe shpejt është shndërruar në një nga videot më të klikuara në Youtube.

Kundërshtarët e Obama-s nxituan të komentojnë duke u shprehur se ai zgjodhi të këndojë për të tërhequr vëmendjen e televizioneve dhe teleshikuesve, pasi në të njëjtën orë, po transmetohej një debat i rivalëve republikanë për kandidat për president të SHBA.

Top Channel