Terroristët zbarkojnë në Londër

20/01/2012 11:45

Nëse terroristët do të zbarkojnë në Londër, forcat elitare dhe ushtarake britanike dinë se si ta shndërrojnë misionin e tyre në një mision të pamundur.

Mëngjesin e së premtes, kryeqyteti britanik u bë protagonist i një shfaqje të rrallë, në të cilën u improvizua ndërhyrja e autoriteteve, mbi një anije turistësh të marrë peng nga një celulë terroristësh.

Skafe të shpejtë, qitës të zgjedhur dhe komando që hidhen nga helikopteri ishte ajo që iu rezervua pengmarrësve, të cilët u asgjesuan të gjithë pa e përmbushur misionin e tyre.

Me Lojrat Olimpike që janë në afrim, siguria në Londër ka fituar një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi kryeqyteti britanik do të ishte një objektiv më i parapëlqyer se kurrë për forcat terroriste.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel