Një nuse me “bikiniâ€
20/01/2012 12:05
Është fustani që asnjë nuse nuk mund të veshë në kishë, prezantimi i ri i linjës së veshjeve “Kaviar Gauche”.
Në një paradë mode në Berlin, linja “skandalizoi” botën e modës, duke prezantuar një fustan që më shumë se për ditën e shënuar, i ngjan një kostumi për banjo.
Në fakt, nëse një nuse do të zgjidhte atë veshje për ditën e saj të madhe, është e qartë që nuk do t’i linte aspak vend imagjinatës, pasi veshja do të mbulonte vetëm zonat më intime, duke lënë pothuajse të gjithë pjesën tjetër të trupit të zbuluar.
E veçantë për këtë veshje është vello, e cila nuk është dizenjuar për të shkuar deri tek supet apo mesi, por mbulon të gjithë trupin.
Top Channel