Nëse nuk jeni edhe aq të kënaqur me jetën tuaj një mënyrë e mirë për të ngritur humorin është të fshini llogarinë në Facebook. Një studim i ri tregon se sa më shumë një person e përdor këtë rrjet social, aq më shumë beson se jeta e të tjerëve është më e lumtur se jeta e tij.

Studimi, ku janë marrë në pyetje 425 studentë, është kryer nga Utah Valley University dhe tregon se fotot e gëzuara që njerëzit postojnë në profilet e tyre bëjnë që të tjerët të trishtohen.

Kërkuesit dolën në përfundim se ata që shpenzonin më shumë kohë në Facebook ishin të mendimit se jeta e të tjerëve ishte më e bukur. Kjo vihej re sidomos tek ata të rinj të cilët në listën e tyre të “friends”-ave kishin njerëz që nuk i njihnin personalisht.

Nga ana tjetër, ata të cilët shpenzonin më shumë kohë duke ndenjur me shokët e vërtetë dhe shumë pak kohë në Facebook nuk ishin pesimistë sepse e kuptonin që të gjithë kanë ulje-ngritjet e tyre.

“Të parit e fotografive të gëzueshme të të tjerëve në Facebook i jep përshtypjen njerëzve se miqtë e tyre virtualë janë gjithmonë të gëzuar dhe të lumtur”, sociologia Grace Chou.

 

Top Channel