“PlanetSolar”, anija e së ardhmes

18/01/2012 00:00

PlanetSolar mund të jetë anija e së ardhmes: përdor energjinë diellore, peshon 95 ton, është 35 metra e gjatë e 23 e lartë dhe ka rrëmbyer krejtësisht vëmendjen në panairin e energjisë së të ardhmes në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të gjithë fuqinë që i duhet, anija zvicerane e merr nga panelet diellore. Ideja e një mjeti të tillë lundrues, kapitenit Raphael Domjan i erdhi gjatë një udhëtimi rutinë.

“Kur isha në Islandë pashë nga afër pasojat e ndryshimeve klimaterike. Për këtë arsye mendova të bëja dicka që të demostronte se cfarë mund të bëjmë të gjithë për planetin tonë, si mund ta ndihmojmë në një mënyrë apo një tjetër”, thotë Raphael Domjam, kapiten i anijes diellore.

Skicimi dhe ndërtimi i anijes kërkoi 4 vjet. Kostoja shkon 15 milionë euro në total, ndërsa kapaciteti është 40 pasagjerë maksimumi. Shtatorin e vitit 2010 anija u nis nga Monako për një udhëtim rreth botës dhe pas 15 muajsh, ndaloi në Abu Dhabi për prezantimin në samitin e energjisë së të ardhmes, i cili celi punimet të hënën.

Shumë shpejt, shpikja zvicerane u shndërrua në yllin e panairit të organizuar me këtë rast që paraqet produktet më të avancuara të formave të reja të energjisë në mbarë globin.

Top Channel