Nëse thyen krahun, “thyen” edhe trurin

17/01/2012 00:00

Nëse thyhen një krah dhe e fut në allci, atëherë edhe truri yt, në
njëfarë mënyre, do të hyjë në allci, duke ngrirë pjesët motorike që
kontrollojnë krahun e thyer.

Kështu thotë një studim i publikuar në “Neurology”, sipas të cilit bllokimi fuqizon ato pjesë të tjera të trurit që kontrollojnë krahun e shëndetshëm.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse “ngrirja” është e përkohshme dhe rikthehet kur allcia hiqet, apo nëse modifikimet cerebrale pas frakturës janë të përhershme.

Top Channel