Një format XXL i Fiat 500 për të kënaqur shijet “oversize” të amerikanëve, me flamurin amerikan për të ngjasuar me “Cadillac One”, makinës personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Bëhet fjalë për prodhimin më të fundit të shtëpisë Castagna në Milano, e specializuar në ndërtimin dhe modifikimin e makinave sipas preferencave që merr.

Këtë herë Castagna ka realizuar limusinën Fiat 500, pas një kërkese të marrë nga një biznesmen amerikan, që kishte kërkuar një makinë tërësisht italiane, që të mos ngjasonte me askënd tjetër. U tha u bë, dhe ndërtuesit iu përveshën punës. Në bashkëpunim me Fiat, Castagna modifikoi prodhimin 500, duke e shndërruar në një limusinë në shitje për 120 mijë euro.

Produkti i përfituar është një limusinë e gjatë 5 metër e 32 centimetër, gati sa dyfishi i gjatësisë së Fiat 500 normal dhe me katër dyer.

Por “provokimi” i vërtetë është prodhimi i një limusine të zezë, së cilës i kanë vendosur edhe simbolet amerikane që ka vetëm “Cadillac One”. “Nëse Presidenti Obama, në këto kohë të vështira financiare, do të vendosë të marrë një makinë më ekonomike pa hequr dorë nga luksi dhe hapësira, e ka gati”, deklarojnë me shaka ndërtuesit e limusinës “Fiat 500”.

Castagna, pas prototipit të parë të prodhuar dhe që rezultoi me sukses, është përgatitur për porosi të tjera të ngjashme me këtë, porosi që mund të mbërrijnë nga Rusia, Kina, vendet arabe e Japonia. Madje ata kanë menduar edhe për “LimoSun”, limusina e vendeve të ngrohta, sic pëlqejnë ta quajnë, pa dyer të pasme dhe me një pjesë të mirë të trupit të ndërtuar me dru, një hibrid mes makinave “cabrio” dhe atyre të mbuluara.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA