Kur thuhet “pinguin” të gjithë imagjinojmë zogun me qime të bardha në pjesën e barkut dhe me ngjyrë të zezë në kurriz, ngjyrat që përvec ecjes, janë një tjetër karakteristikë e tyre.

Por vizitorët e Antarktidës zbuluan pinguinin “bjond”. Imazhet vijnë nga ishujt Shetland në Polin e Jugut. Biologët sqarojnë se nuk bëhet fjalë për një lloj të ri pinguinësh, por për një vecori gjenetike vetëm tek “bjondi”.

Pinguini “vuan” nga leucismi që redukton prodhimin e pigmenteve të ngjyrës.

Por përvec kureshtjes së njeriut dhe xhiros së fotove në internet, ngjyra e këtij pinguini nuk ka kurrëfarë avantazhi tjetër, përkundrazi thonë biologët, kjo ngjyrë e bën atë më të dukshëm në ujërat e oqeaneve, si për agresorët ashtu dhe për viktimat.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA