Personat që mërziten gjatë orarit të punës, që janë zakonisht një person
në katër, shfryhen duke konsumuar ushqim të keq, cokollata dhe kafe nga
makinat automatike.

Kështu thotë një studim i prezantuar në konferencën e British Psychological Society.

Nga 102 të intervistuar ka rezultuar se 1 në 4 punonjës vuan nga mërzia kronike në zyrë, të cilën mundohet ta heqë duke konsumuar “snack” dhe kafe gjatë pauzave, si dhe alkool në fund të ditës së punës.

Studimi tregon gjithashtu se mërzia dëmton edhe ndërmarrjen pasi shkakton humbje të përqendrimit tek punonjësit, të cilët si pasojë bëjnë gabime.

Top Channel