Fotografitë e rralla të qyteteve nga ajri

13/01/2012 11:05

Një fotograf profesionist, publikoi ditën e premte rezultatet e nismës së tij krejt të veçantë, të fotografimit për 12 viteve me radhë të mijëra qyteteve anembanë globit.

I apasionuar pas arkitekturës, Jason Haëkes, arriti të kapte pamje të jashtëzakonshme nga helikopteri, duke dokumentuar disa prej zhvillimeve më të vrullshme arkitekturore.

”Më pëlqen koncepti abstrakt i ndërtimit të pallateve në Hong Kong dhe zonat rezidenciale në disa metropole të mëdha, pasi ofrojnë një pjesë qetësie në zonat më të populluara të globit”, deklaroi Haëkes.

Disa prej fotografive të tij më të mrekullueshme, të publikuara në media, janë marrë nga Spanja, Norvegjia, Hungaria, Maroku, Kina apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FOTO GALERI
1/12
Koncepti oval i nje lagjeje rezidenciale ne Londer

Top Channel