Një Perëndeshë mes njerëzve

12/01/2012 21:40

Keni takuar ndonjëherë një qenie hyjnore? Në Nepal mund të gjendeni para Kumari-t, rimishërimit të Perëndeshës Kali.

Kjo vajzë 5-vjeçare, e cila quhet Matina Shakya, konsiderohet një hyjni nga vendasit dhe ka kaluar 32 prova perfeksioni. Ajo po e kalon fëmijërinë e saj në një tempull duke dalë në publik shumë pak herë gjatë vitit.

Kumari do të ketë atributet e Perëndeshës deri në moshën e pubertetit. Edhe pse është një nga figurat më të rëndësishme të hinduizmit dhe roli i saj konsiderohet një nder i jashtëzakonshëm, izolimi nga familja ka bërë që të lindin polemika mbi respektimin e të drejtave të njeriut.

Në momentin që do të arrijë moshën e pubertetit, vogëlushja do të kthehet tek familja e saj dhe priftërinjtë do të nisin kërkimin e rimishërimit tjetër të Perëndeshës Kali.

Kumari, që përkthehet virgjëreshë, konsiderohet si mbrojtësja e komunitetit nga e keqja dhe ajo që sjell mbarësi dhe prosperitet për banorët. “Perëndesha” aktuale ka “marrë detyrën” në moshën 3-vjeçare.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA