Një prej muzeve më të njohur dhe të frekuentuar në botë dhuroi një shfaqje tërësisht të papritur për të gjithë vizitorët e tij.
Tre modele, reklamuese të linjës së veshjeve të brendshme të “Etam”, u zhveshën në ambientet e galerive dhe dhuruan një paradë të papritur për qindra personat e tjerë të pranishëm në atë ambient.
”Musee D’Orsay”, në Paris, është i njohur si shtëpia e disa veprave të mëdha të artit, që përfshijnë piktura të njohura të impresionizmit si ato të Monet, Manet, Degas, Renoir, Cezanne, Gauguin dhe Van Gogh.
Megjithatë, drejtuesit e muzeut nuk e mirëpritën aspak surprizën “e pakëndshme”, ndërsa i kërkuan linjës së veshjeve intime që të fshijë menjëherë videon nga faqja e saj.
”Nëse unë do të kisha qenë përgjegjësi i atyre filmimeve, nuk do t’i kisha lejuar kurrë që të realizoheshin”, deklaroi një funksionare e muzeut, Amelie Hardivillier.
Kjo nuk është hera e parë që “Etam” dërgon modele me veshje të brendshme në pjesë panoramike të Parisit.
Në video të mëparshme, të njëjtat modele kanë kryer të njëjtin ritual në kullën Eifel dhe në aeroportin “Charles de Gaulles”.
Top Channel