Kinë, mbërrin viti i dragoit

12/01/2012 00:00

Teksa populli kinez bëhet gati të përshëndesë vitin e lepurit dhe t’i
japë mirëseardhjen atij të dragoit, pritet që në vendin aziatik të
regjistrohet një bum lindjesh në 2012-ën.

Sipas besimeve popullore, lindja në vitin e dragoit është me fat për jetën e ardhshme, prandaj janë të shumta ciftet që kanë planifikuar të lindin një fëmijë gjatë kësaj periudhe.

Faktikisht, dragoi konsiderohet si një kafshë që mbart fat të mirë në traditën kineze. Në kohët e lashta njerëzit besonin se fëmijët e lindur në vitin e dragoit rriteshin të përqafuar nga fati dhe ishin të destinuar të zinin poste të pushtetshme në punë dhe shoqëri.

Edhe pse brezat e rinj tregohen skeptikë ndaj zakoneve të vjetra, dragoi vazhdon të ushtrojë një lloj joshjeje mbi popullin kinez. Edhe spitalet e maternitetet presin gjatë kësaj periudhe një mbipopullim dhe rritje të ndjeshme të volumit të punës.

“Së shpejti do të nisë viti i dragoit, e dimë që do të vijnë më shumë gra se zakonisht dhe po përgatitemi që t’u garantojmë të gjithave kujdesin e duhur”, thotë një infermiere në një spital lindjesh.

FOTO GALERI
3/5
Përgatitjet për vitin e dragoit

Top Channel