Gruaja që mban kalin brenda shtëpisë

12/01/2012 18:10

Një grua në Skoci është përfshirë në një luftë me komunitetin, e shqetësuar nga fakti që që prej ndarjes me burrin, 60-vjeçarja fle me kalin.

Stephanie Noble, banore e qytezës së Bakut, e përballur me vetminë pas divorcit, vendosi të zhvendoste kalin e saj nga stalla brenda në shtëpi, ku tashmë kafsha ha, kalon pjesën më të madhe të kohës dhe fle në të njëjtën dhomë me pronaren e tij.

Sipas gruas, ajo nuk e kishte menduar ndonjëherë që të fuste në shtëpi kalin e saj 3-vjeçar, por e mori për herë të parë në konsideratë këtë mundësi kur fusha në të cilën ai shëtiste u zu nga bashkia për të ndërtuar një ndërtesë publike.

Pasi provoi të jetonte disa ditë me kalin, ajo kuptoi se ndihej mirë ashtu dhe se mund të vazhdonte në atë mënyrë për më shumë kohë.

Megjithatë, fqinjët janë të shqetësuar dhe e konsiderojnë diçka të tillë si tejet anormale. Ata shprehen të shqetësuar nga hingëllimat gjatë natës dhe për mundësinë e përhapjes së sëmundjeve në zonë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel