Apartamenti më i sigurt, 2 milionë dollarë

12/01/2012 00:00

Në qendër të Kansasit, një prej vendeve më të izoluar në botë, një
ndërtues i quajtur Larry Hall, ka zgjedhur për të realizuar një kompleks
apartamentesh me vlerë 2 milionë dollarë secili.

Sipas të dërguarit të CBS-së në këtë zonë, ky projekt është unik në llojin e vet. Ndërtesa, është krijuar në foletë e raketave atomike, dhe banorët e apartamenteve do të jenë të vetmit që mund t’i rezistojnë një sulmi bërthamor të mundshëm, nëse qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Kompleksi do të ketë shumë detaje të tjera si p.sh: dritaret elektronike janë shumë të ‘ndjeshme’ për personat brenda apartamenteve dhe do të shfaqin pamje nga vendet e origjinës së këtyre banorëve.

Kështu, nëse një banor është nga San Francisco, në dritare ai mund të shohë gratacielat e metropolit kalifornian. Deri më sot janë ndërtuar gjashtë apartamente dhe në njërin prej tyre jeton vetë Larry.

Ndërtuesi ka fshehur kursimet e tij në folenë e raketave bërthamore. Larry është shumë i shqetësuar për sulme shkatërruese të mundshme, mes të cilave edhe sulme terroriste, bomba me nivel të lartë ndotjeje apo përplasje e ndonjë meteori në tokë.

Top Channel