Nju Jork, hotelet më të shtrenjta në botë

11/01/2012 21:20

Të gjithë ata që duan të vizitojnë Nju Jorkun duhet të mendohen dy herë para se ta bëjnë dicka të tillë.

Agjencia e online e prenotimit të hoteleve Hotel.info, publikoi të dhënat ku sipas saj, në Nju Jork janë hotelet më të shtrenjta në botë. E përllogaritur në një mesatare, një turist duhet të shpenzojë 275.59 dollarë në natë vetëm për dhomën.

Agjencia ka marrë të dhënat e 210 mijë hoteleve në të gjithë planetin dhe ka bërë një përllogaritje mesatare. Pas Nju Jorkut në rank botëror, vjen Tokio, Rio De Janeiro, Singapori dhe Hong-Kongu.

Përsa i përket Europës, sipas Hotel.info, në vend të parë ka kapërcyer Moska me një mesatare 242.49 dollarë për një natë, duke lënë pas Oslon me 225.48 dollarë për natë, Londrën, Kievin e Stokholmin.

Top Channel