Hong Kongu është një prej qyteteve më të pasura në botë, por pavarësisht bumit ekonomik, ai ka edhe një anë të errët.
Disa dhjetëra mijëra persona të varfër janë “sistemuar” nga autoritetet në periferitë e padukshme, ku jetojnë në blloqe pallatesh në kushte të padenja edhe për kafshët.
Një reportazh tronditës i “Daily Mail” tregoi se si janë katandisur 100 mijë persona, të cilët jetojnë në kafaze të vendosur mbi njëri-tjetrin, ku normalisht mbahen qen ose mace.
Disa prej këtyre fatkeqëve duhet të bëjnë sakrifica të mëdha, për të hyrë “krevatin” e tyre, që ka përmasa më të vogla se trupi i një njeriu të zakonshëm.
Tualetet janë gjatë të gjithë kohës të ndyrë dhe të mbipopulluar, ndërsa shumica e apartamenteve popullore nuk kanë as ambient gatimi, duke detyruar personat e rënë në këtë varfëri ekstreme që të shpenzojnë paratë e pakta të asistencës sociale në ushqime të gatshme.
Për ta, alternativa e vetme është që të jetojnë rrugëve dhe ndonëse duket e çuditshme, disa prej tyre kanë zgjedhur këtë rrugë në vend të vuajtjes në këto godina të ofruara nga shteti.
Top Channel