Koloseumi është nxjerrë në shitje. Në fakt, nuk bëhet fjalë për strukturën madhështore në qendër të Romës, por për një vilë të mrekullueshme në kryeqytetin italian, që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me stadiumin antik.

Një pallat i ndërtuar në kohën e Rilindjes për të qenë teatër, pronë e një familje aristokrate, është nxjerrë në shitje me vlerën e 35 milion eurove.

”Palazzo Orsini”, i ndodhur në qendër të Romës, është gjithashtu i famshëm sepse gjatë Luftës së Dytë Botërore, pronarët e atëhershëm fshehën në vilën e tyre gjigante të burgosur politikë që kërkoheshin prej nazistëve.

Çmimi me të cilin është nxjerrë në shitje e bën pallatin pronën më të kushtueshme në historinë e kryeqytetit romak dhe një prej më të shtrenjtave në botë.

Megjithatë, blerësit mund të jenë të qetë dhe t’i shpenzojnë me kënaqësi milionat e tyre, pasi është e qartë që një pallat të tillë nuk mund ta gjesh diku tjetër nëpër botë.

Përveçse i ngjan Koloseumit dhe është i zbukuruar me statuja të lashta tepër të bukura, pallati ka një ambient për zhvillimin e ballove, një librari, një tarracë madhështore, disa qilarë vere dhe dhoma e ambiente të tjera me një hapësirë prej 4 mijë metrash katrorë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA