Indi, leopardi sulmon njerëzit

10/01/2012 00:00

Një leopard ka sulmuar disa persona në Gauhati, në lindje të Indisë duke
shkaktuar vdekjen e një personi dhe duke plagosur katër persona, një
prej të cilëve është shumë rëndë.

Sipas disa dëshmitarëve kafsha ka sulmuar një avokat 50 vjeç, që po fliste në telefon jashtë banesës së tij. Burri u dërgua në spital, por ndërroi jetë pak orë më pas.

Një person ka arritur të fotografojë felinin ndërsa sulmonte persona të tjerë. Në foton përbri ju mund të shihni se si leopardi ka sulmuar një person, të cilit i ka hequr skalpin e kokës. Aktualisht i lënduari ndodhet në kushte të rënda në spital.

Pas masakrës, felini është ekzekutuar nga autoritetet. Leopardi u la i lirë më herët në një park rreth 200 kiklometra në perëndim të qytetit, por për shkak të prerjes së pyjeve, felini iu afrua lehtesisht qytetit.

Top Channel