Britani, dyndje për vende pune në Antarktidë

10/01/2012 17:25

Papunësia në rritje në shumë vende të Europës, përfshi Britaninë e Madhe, është shndërruar një problem serioz shoqëror.

Në kushte të tilla, çdo punë duket e mirë. Këtë e tregon fakti që pak ditë pas hapjes së një oferte pune për Antarkditë, faqja është përmbytur nga kërkesat.

Aktualisht, mbi 3 mijë britanikë kanë aplikuar për 36 vende të lira pune si hidraulikë, elektriçistë, guzhinierë dhe tapicierë, në një qendër kërkimore të vendosur në Antarktidë.

Midis kushteve të punës, një “dëshura për aventura dhe përvoja të rralla” është vendosur si një kusht i domosdoshëm. Të gjithë aplikuesit janë paralajmëruar se në dimër, temperaturat -40 gradë celcius janë të zakonshme dhe se mund të përballen me stuhi dëbore e me natë 24 orë në 24.

Mundësia për të aplikuar mbyllet në 25 mars dhe puna do të jetë një-vjeçare. Megjithatë, ata që do të përzgjidhin midis të interesuarve, shprehen se në vitet e shkuara nuk është vënë re kurrë një interesim kaq i madh për vendet e punës së ofruara në stacion.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel