3-vjeçarja puth luanin e egërsuar

10/01/2012 16:45

Një vajzë 3-vjeçare puthi një luan të egërsuar në një kopësht zoologjik në Zelandën e Re, duke u shndërruar në një “kuriozitet” botëror gjatë së martës.

Sofia Walker u sulmua nga një luan që mbeti vetëm pak centimetra larg saj, i frenuar nga një xham i pakalueshëm.

Megjithatë, vajza, në vend që të trembej dhe të largohej, nisi të përkëdhelte xhamin, përtej të cilit ishte kafsha e egër. Në një moment, ajo u fotografua duke e puthur luanin.

Momenti u kap në video nga babai i saj, i cili shoqëronte të miturën në këtë vizitë. Ironik fakti që në video, në momentin kur luani nga gjendja e tij e zakonshme i vërsulet vajzës, pavarësisht xhamit mbrojtës, disa të rritur largohen me shpejtësi të frikësuar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel