Profesorëve u ndalohen xhinset

09/01/2012 00:00

Mësimdhënia, përvec misionit kryesor që ka, atë të shpërndarjes së dijes dhe njohurive tek nxënësit e studentët, është edhe një mision edukues që kërkon një veshje sa më të përshtatshme, serioze dhe profesionale.

Të paktën kështu mendon drejtori i shkollës “Rober Simon” në Manhatan të Shteteve të Bashkuara, i cili vendosi për ndalimin e veshjes së xhinseve nga mësuesit. Vendimi ka shkaktuar jo pak polemika në vend. Njerëzit janë ndarë në dy kampe, pro dhe kundër tij.

Mësuesit paraqiteshin në punë me një veshje aspak profesionale, thotë drejtori i institucionit, duke më detyruar të marr këtë lloj vendimi.

Nën “censurë”, përvec xhinseve, janë vënë edhe shapkat dhe tutat sportive.

Top Channel