Monedha 1 milionë dollarëshe

09/01/2012 10:35

Një blerës anonim ka bërë të vetën për 1 milionë dollarë një monedhë amerikane të vitit 1793 që në atë kohë ka pasur vlerën 1 qindarkë.

Sipas ‘Orlando Sentinel’, monedha e shitur të shtunën e kaluar në Florida është në gjendje të mirë pavarësisht kalimit të viteve dhe mund të lexohet shumë qartë fjala “Liberty” dhe viti 1793.

Kjo monedhë është emetuar vitin e parë të prodhimit të monedhave në SHBA.

Rreth 600 tregtarë monedhash dhe kartëmonedhash mblidhen një herë në vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një lloj panairi të monedhave të rralla.

Top Channel