Dita ndërkombëtare e mbathjeve

09/01/2012 16:50

Dyndja në metrotë e qyteteve të mëdha europiane është diçka e zakonshme, me të cilën të gjithë udhëtarët janë mësuar.

Megjithatë, ndryshimi ishte se ditën e hënë, shumica e pasagjerëve kishin harruar të vishnin pantallonat e tyre ndërsa përdornin shërbimet e transportit në qytete.

Me mijëra persona iu bindën nismës së një organizate, e cila e shpalli 9 janarin si “Ditën Ndërkombëtare pa Pantallona”. Lëvizja nuk ka asnjë qëllim propagandues, por synonte vetëm të krijonte një atmosferë argëtuese.

Pa dyshim, objektivi i saj u realizua, ndërsa njerëz të veshur vetëm me mbathje u ngjitën në linjat e nëndheshme të 60 metropoleve botërore, midis të cilëve edhe Uashingtoni, Londra, Madridi, Toronto apo Meksiko Siti.

Në Toronto, ku kjo nismë zhvillohej për të pestin vit radhazi, shumë të rinj veshën edhe disa fustane për t’u tallur. Të vetmit që ndeshën probleme ishin “të ndërgjegjësuarit” madrilenë, të cilët u përballën në rezistencën e policisë, e cila nuk ishte informuar më parë për fushatën dhe si rrjedhojë mbeti e gojëhapur.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA