Bie nga lartësia, shpëton me gërvishtje

09/01/2012 12:15

Një hedhje nga lartësia (Bungee Jumping) për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi për një vajzë 22-vjeçare australiane, pasi litari që e mbante u këput gjatë hedhjes duke bërë që vajza të bjerë në lumenjtë e mbushur me krokodilë të Afrikës.

Vajza ka notuar me shpejtësi duke dalë në breg me not edhe pse këmbët i kishte ende të lidhura me litarë sigurimi.

E reja e quajtur Erin Langworthy tregon se fakti që është gjallë është një mrekulli duke marrë parasysh lartësinë nga e cila ra (111 metra) dhe se lumi Zambezi (në kufi me Zimbabven dhe Zambian) është i njohur për krokodilët e tij.

Langworthy ka kaluar një javë në spital pas incidentit të tmerrshëm që ka ndodhur në 31 dhjetor dhe që fatmirësisht i shkaktoi vetëm disa dëmtime të lehta dhe shumë frikë.

Top Channel