Kinë, drejt fundit puna e detyruar në burgje?

07/01/2012 16:50

Kina mund të ndërpresë brenda 2013-s sistemin e punës së detyruar mbi të burgosurit, informoi “CNN” ditën e hënë.

Propozimi për ndërprerjen e kësaj praktike të kritikuar ndërkombëtarisht për shkeljen e të drejtave thelbësore të njeriut u bë gjatë një konference prej Meng Jianzhusë, funksionarit më të lartë të ngarkuar me çështjet e rendit dhe sigurisë në vend.

Fjalimi i sekretarit të Partisë Komuniste Kineze për Politikat Qendrore dhe Komisionin e Rendit u shfaq në televizionin shtetëror, por sekuenca u fshi pas disa orësh.

Një forum dhe sondazh i hapur nga e përditshmja më e madhe në vend mbi këtë temë, në faqen e internetit, gjithashtu u zhduk.

Në bazë të kodit penal kinez, shkelësit “e vegjël”, si hajdutët e xhepit, prostitutat dhe përdoruesit e drogës mund të dërgohen deri në katër vjet pa gjyq, në kampet e punës.

Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të gjithë vendit ndodhen mbi 200 mijë të burgosur në kampet e punës, në 320 kampe të shpërndara në të gjithë Kinën.

Ekzistenca e këtyre kampeve e ka bërë më të lehtë për Pekinin të luftojë disidentët dhe kundërshtarët politikë, falë fleksibilitetit ligjor që minimizon rolin e gjykatave në këto sanksione.

Top Channel