E ardhme e ndritur për ata që i kthejnë fjalën prindërve

06/01/2012 21:40

Mund të duket shumë e çuditshme, por debatet mes prindërve dhe adoleshentëve mund të kenë rezultate të mira për të ardhmen e këtyre të fundit.

Sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias (SHBA) ata adoleshentë të cilët shprehin këndvështrimin e tyre me qetësi dhe me besim në vetvete në një debat me prindërit janë të aftë që këtë gjë ta bëjnë edhe mes shokësh.

Ata që bëjnë këtë gjë janë 40% të prirur më shumë për të thënë “JO” edhe kur i ofrohet alkool apo lëndë narkotike në krahasim me ata adoleshëntë të cilët nuk debatojnë kurrë me prindërit e tyre.

Psikologu Joseph Allen thekson: “Prindërit duhet të pranojnë kur fëmijët i kthejnë fjalën në një debat, sidomos kur fëmijët kanë të drejtë apo kanë mendimin e tyre. Nëse adoleshentët mendojnë se nuk ka kuptim të kundërshtosh prindin, atëherë ata nuk do të kenë guximin për të kundërshtuar as shokët më të mëdhenj që i ofrojnë alkool apo lëndë narkotike.”

Top Channel