Snajperisti: Ja si vrava 255 persona

03/01/2012 17:45

Për herë të parë, Chris Kyle tregon se hezitoi të tërhiqte këmbëzën e armës së tij snajper. Megjithatë, ia doli dhe vrau në vend një grua, e cila ishte gati të sulmonte me granatë një batalion marinsash në Irak.

Që prej atëherë, snajperisti më “vdekjeprurës” në historinë e ushtrisë amerikane i ka marrë jetën 255 personave të tjerë. Pikërisht, statusi i qitësit që i ka shkaktuar më shumë humbje armikut në luftë e shndërroi atë në kryelajmin e një reviste amerikane.

Tashmë në pension, Kyle tregoi historinë se si vrau 40 persona brenda pak ditësh, në betejën e dytë të Fuluxhas, zhvilluar në rrugët e qytetit.

”Ky është zanati im dhe krenohem me faktin që jam një profesionist i mirë. Kur të vijë momenti im për të dhënë llogari pas vdekjes, do të shfaqem përpara Zotit me ndërgjegje të pastër. Më vjen keq që kanë mbetur pa u numëruar jetët që unë kam shpëtuar”, shprehet.

Me arritjen e tij, Kyle ka thyer rekordin e snajperistit të mëparshëm amerikan, rreshterit Adelbert Waldron, i cili vrau 109 kundërshtarë në Vietnam.

Megjithatë, ai ka mbetur larg rekordit të finlandezit Simo Hayha, një hero në vendin e tij, për shkak se eliminoi 542 ushtarë sovjetikë me armën e tij gjysmëautomatike gjatë pushtimit të vendit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vrasja më spektakolarë që ka kryer rekordmbajtësi amerikan është qëllimi i një armiku nga 1 800 metra. Megjithatë, rekordin absolut në këtë drejtim e mban britaniku Craig Harrison, i cili vrau dy talebanë në vitin 2009 në një distancë prej 2 450 metrash.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel