Parada e Trëndafilave në SHBA

03/01/2012 00:00

Dhjetëra-mijëra spektatorë kanë qendruar përgjatë itenerarit të caktuar prej gati 9 kilometrash në Pasadena të Kalifornisë në SHBA, ku kaluan pjesëmarrësit e paradës se 123-të “Turneut të trendafilave”.

Tematika e ndjekur këtë vit ka qenë “ Vetëm imagjinoni” dhe ka frymëzuar një grup të madh njerëzish, të cilët kishin zbukuruar makinat gjigante me lule dhe plot sende të tjera të cuditshme si disqe fluturuese, derrkuca apo qen që bënin sërf . Disa prej këtyre mjeteve lëvizëse janë mbuluar me më shumë së 200 mijë lule secila.

Përgatitjet kanë filluar që në verë dhe kanë arritur kulmin në ditët para marshimit madhështor, kur është bërë edhe dekorimi. Si cdo vit një grup shumë i madh vullnetarësh janë marrë me sistemimin e mbi 44 mjeteve gjigante, disa prej të cilave kanë peshuar deri në 65 ton.

Në rolin e “Marshallit të Madh”, një figurë e cila zgjidhet për të udhëhequr paradën, këtë radhë ka qenë një veteran i luftës së Irakut, J.R Martinez.

Numri i pjesëmarrësve sidoqoftë këtë vit ka qenë i reduktuar, kjo edhe për shkak të krizës globale, e cila ka detyruar shumë prej qyteteve të mos kenë përfaqësues në marshim.

Qyteti i Long Beach-it ka marrë pjesë në aktivitet për 9 dekada, por këtë herë është tërhequr për shkak të uljes së buxhetit dhe problemeve financiare.

Parada e turneut të Trendafilave është një event tepër i rëndësishëm, dhe u mbajt për herë të parë në Nju Jork në vitin 1890. Për një kohë të gjatë ka qenë simbol i shpresës për vitin e ri.

Cdo vit ajo transmetohet në kanalet më të rëndësishme televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në shumë vende të tjera të botës.

Top Channel