10 vendet që duhen vizituar në vitin 2012

03/01/2012 19:20

Edhe pse Europa është në krizë, turistët nuk ndalen. Vetëm se tashmë kërkojnë vende që t’i kënaqin dhe të mos i boshatisin xhepat.

Ja 10 vendet më të përshtatshme për tu vizituar në vitin 2012 sipas parashikimeve të disa faqeve të internetit të specializuara në turizëm.

Kejp Taun – Kryeqyteti i Afrikës së Jugut. Një vend ku mund të shijoni natyrën e kontinentit afrikan.

Sidnei – Qyteti australian është i njohur për sërfin dhe pazaret.

Maçu Piçu – Vendi i famshëm arkeologjik i Perusë gjendet 2500 metra mbi lartësinë e detit dhe në vitin 2007 është përzgjedhur si një nga 7 mrekullitë e botës.

Parisi – Kryeqyteti i Francës është qyteti më romantik i botës. Gjithmonë ia vlen ta vizitosh.

Konteja Klar – Vendi ideal për adhuruesit e natyrës dhe të fluturimeve me çmime të ulta gjendet në Irlandë. Mund të shihen gërmadhat e qytetërimeve antike kelte.

Nju Jorku
– Është qyteti më i bukur në botë. Mund të vizitohet si në verë ashtu edhe në dimër. I përshtatshëm për ata që preferojnë “shopping’ dhe për ata që duan të “ushqehen” me kulturë.

Toronto – Qyteti kanadez të jep liri për të lëvizur. Jo shumë larg Torontos mund të shikoni një nga bukuritë natyrore më spektakolare: ujëvarat e Niagarës.

Londra – Pas martesës mbretërore mes princit William e Kate, kryeqyteti anglez është në pritje të Lojërave Olimpike dhe me këtë rast po nxjerr në pah të gjitha bukuritë që zotëron.

Sllovenia
– Ofron një shumëllojshmëri peisazhesh dhe çmime shumë të arsyeshme.

Hong Kong – Ndërthur traditat mijëvjeçare me të rejat më të fundit.

FOTO GALERI
1/10
Kejp Taun, Afrikë e Jugut

Top Channel