Itali, hedhje spektakolare në Tibër

01/01/2012 00:00

Per italianet, eshte nje tradite qe zgjat mbi 50 vjet. Hyrja e vitit te
ri nuk mund te mos shenohet me nje zhytje ne ujrat e lumit Tiber.

Temperaturat e uleta nuk i ndaluan nje grup banoresh te Romes te benin kredhjen e guximshme ne ujrat e ftohta dhe te papastra te lumit qe kalon permes kryeqytetit italian. Nje turme spektatoresh i jepnin zemer me duartrokitjet e tyre.

Cdo vit rreth mesdites, ndjekesit e kesaj tradite hidhen nga ura e “kavurit” nga nje lartesi prej 17 metrash, disa me shume hijeshi, te tjeret me pak, por qe per cdo rast, gjithsecili kerkon ta coje deri ne fund sfiden e tij.

Giuseppe Palmulli ka 20 vjet qe kridhet ne Tiber. Kete vit, shpresat e tij jane per nje fund sa me te shpejte te krizes ekonomike, ndersa i nxit te gjithe te shijojne gjerat e thjeshta te jetes.

“Kete vit uroj te kemi pak me shume paqe. Marrim pjese ne zhytje, dicka mjaft e thjeshte e simbolike, por eshte menyre teper modeste per te treguar se jane kenaqesite e vogla te jetes ato per te cilat kemi nevoje”, thotë Palmulli.Shumica e pjesemarresve e kryejne kete ritual pervit. 

Top Channel