Peniani shuan shpresat: Mos prisni ndryshim

30/12/2011 09:05

Korea e Veriut njoftoi të gjithë komunitetin ndërkombëtar, dy ditë pas ceremonisë së varrimit të Kim Jong-il, dhe kalimit të pushtetit tek djali i tij, Kim Jong-un, të mos presë asnjë ndryshim.

“Ne deklarojmë me vetëdije të plotë dhe solemnisht se politikanët ‘matufa’ kudo në botë, përfshirë këtu edhe ‘kukullat’ në Korenë e Jugut të mos presin asnjë ndryshim prej nesh”, thuhet në një deklaratë të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, një organ i lartë ushtarak, i përbërë nga gjeneralë e figura të tjera të njohura të ushtrisë vendase.

Por edhe pas këtij mesazhi, në mediat koreano-jugore dhe ato ndërkombëtare ekziston shpresa për një ndryshim në Korenë e Veriut. Shumë besojnë se lideri i ri, Kim Jong-un do ta cojë vendin drejt një tranzicioni të butë duke u transferuar dalëngadalë drejt komunizmit të tipit kinez.

Kim Jong-il vdiq në 17 dhjetor në moshën 69-vjecare. Shkak për vdekjen e tij, sipas autoriteteve vendase, mësohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA