Jetë në “ambientin më të pabanueshëm”

29/12/2011 22:20

Shkencëtarët publikuan një tjetër zbulim i cili mund t’u shtohet zbulimeve të mëdha të këtij viti të shkencës.

Studiues të Universitetit të Sauthemptonit në Angli, zbuluan gjurmë jetë në një ambient, ku mendohej se nuk mund të mbijetonte asnjë lloj krijese.

Nëpërmjet një roboti, shkencëtarët anglezë arritën të marrin foto të krijesave që jetojnë në thellësitë e oqeaneve në të ashtuquajturat “erërat hidrotermale”, ujëra me përbërje të lartë acidi si pasojë e shpërthimeve vullkanike nënujore.

Fotografitë u morën në Oqeanin Indian. Nga imazhet e marra, shkencëtarët britanikë mendojnë se mund të ketë lloje të panjohur për shkencën njerëzore, studimi i organizmit të të cilëve mund të jetë me leverdi të madhe për njerëzimin.

Top Channel