Stuhia diellore do të shkaktojë “çudira” në Tokë

28/12/2011 17:40

Një stuhi jashtëzakonisht e fortë diellore mund të krijojë fenomene të çuditshme në Tokë në ditët e fundit të vitit, lajmëroi Agjensia Hapësinore Europiane.

Thërmija të emetuara në hapësirë janë duke udhëtuar drejt planetit tonë, ku pritet të formojnë në zona të ndryshme të globit aureola mahnitëse.

Nga ana tjetër, një fluks i tillë elementësh të ardhur nga Dielli mund të shkaktojnë një çorientim të sistemit magnetik, duke bllokuar funksionimin e radiove dhe sistemit të orientimit gjeografik nga satelitët për disa ditë me rradhë.

Stuhia është pjesë e një cikli shpërthimesh të rralla të Diellit, një cikël i zakonshëm çdo 11 vjet, por që në këtë dekatë ka arritur kulmin e tij të njohur.

Top Channel